Aktualitet

VD-Politika e përçarë? Meta: Frymëzim për tu bashkuar, që Shqipëria të jetë “zonjë”

28 Nëntor 2021, 10:40 Nga DOSJA
VD-Politika e përçarë? Meta: Frymëzim për tu

VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në Vlorë për ceremonitë e festimit të 109-vjetorit të Pavarësisë. Në një prononcim për mediat ai ka zgjedhur të japë një mesazh edhe për politikën. I pyetur se përse politika ka qënë e përçarë këtë ditë, kreu i shtetit zgjodhi që të japë mesazhin se sot duhet të jenë të bashkuar për ti dhënë vendin që i takon Shqipërisë, në Bashkimin Europian. Në lidhje me aeroportin e Vlorës, Meta nuk zgjodhi që të komentojë por të thotë se qyteti i Vlorës është në krye të bashkimit, siç ka qënë gjithmonë.


“Si mund të lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e flamurit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë por edhe ditën ditëlindjes së Adem Jasharit.

Politika e përçarë? “Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, sepse ky është flamuri i gjithë shqiptarëve, është flamuri i Ismail Qemalit por edhe i Isa Boletinit. Është një frymëzim për tu bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë “zonjë” dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Europian.

Sot nis kantieri i madh i aeroportit të Vlorës – “Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët sic ka qenë gjithmonë dhe të patriotizmit në të mirë të Shqipërisë”, tha Ilir Meta.

LAJMI KRYESOR:109-vjetori i Pavarësisë/Ngrihet Flamuri në Vlorë!Rama,Meta dhe Nikolla të pranishëm

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 28 nentor 2021 ilir meta shqiperia 109 vite shtet 28 nentor 2021 ilir meta shqiperia 109 vite shtet

Sondazh

Poll