Aktualitet

Aksident i rrezikshëm në Tropojë, policia: U plagosën 3 të rinj

28 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Aksident i rrezikshëm në Tropojë, policia: U plagosën 3

TROPOJË – Një aksident ndodhi paraditen e sotme në zonën e Valbonës. Një automjet ka pësuar dëme të mëdha pas përplasjes. Fillimisht u raportua se nuk kishte të plagosur. Por, policia konfirmoi në informacionin paraprak se në automjetin tip “BMW” ndodheshin 3 të rinj nga Kosova të moshës 19 dhe 20 vjeç nga Suhareka. Automjeti drejtohej nga T.T., banor në Markaj.

Makina është përplasur me trafikndarësen dhe janë lënduar lehtë 3 pasagjerët L.B., M.L. dhe F.RR. Ata janë shtruar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. RR., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tropoje aksident ne tropoje

Sondazh

Poll