Sport

Hajdutët në shtëpi e Vidal gjatë derbit Milan-Inter: vlera e grabitjes shumë e madhe

28 Nëntor 2021, 11:28 Nga DOSJA

ITALI – Vjedhja në shtëpinë e Arturo Vidalit, ka ndodhur në 7 nëntorin e kaluar, gjatë derbit të Milanos.

“La Provincia di Como” shkruan, se disa hajdutë kanë arritur të hyjnë në vilën e futbollistit kilian, në Villaggio del Sole, në kodrën rezidenciale të San Fermo, jo shumë larg nga Komos.

Kjo, ndërsa Vidal ishte i angazhuar në ndeshje mes Milanit dhe Interit. Hajdutët kishin hyrë në aksion, pikërisht mes orës 20.45 dhe 21.15, teksa po luhej pjesa e parë e derbit.

Vidal ka një Ferrari 448 Spider, një Brabus Amg G700 të zi, një automjet fuoristradë Mercedes që kushton rreth 400.000 euro, një Volvo XC90, Panda tij e re jeshile të çelur 4×4 dhe një Panda të vjetër.

Hajdutët kanë tentuar të largojnë Ferrarin, por nuk kanë arritur, ndaj kanë vjedhur fuoristradën Mercedes. Kriminelët gjithashtu kanë thyer xhamat, plaçkitën shtëpinë dhe vodhën ar dhe bizhuteritë.

Vlera e grabitjes konsiderohet në një vlerë të madhe. Karabinierët e Rebbios, të cilët kanë ndërhyrë pasi kanë marrë denoncimin nga lojtari, po punojnë për të frenuar valën e vjedhjeve, që kanë goditur zonën prej disa javësh.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksidenti ne milano casa milan gjatë derbit të milanos hajdutët kanë tentuar të largojnë ferrarin inter dhe juventus kanë vjedhur fuoristradën mercedes mes milanit dhe interit në kodrën rezidenciale të san fermo në vilën e futbollistit kilian por nuk kanë arritur teksa po luhej pjesa e parë e derbit vjedhja në shtëpinë e arturo vidalit aksidenti ne milano casa milan gjatë derbit të milanos hajdutët kanë tentuar të largojnë ferrarin inter dhe juventus kanë vjedhur fuoristradën mercedes mes milanit dhe interit në kodrën rezidenciale të san fermo në vilën e futbollistit kilian por nuk kanë arritur teksa po luhej pjesa e parë e derbit vjedhja në shtëpinë e arturo vidalit

Sondazh

Poll