Sport

VIDEO/ Palmeiras fiton ‘Copa Libertadores’: mposhti 2-1 Flamengon në finale…

28 Nëntor 2021, 07:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Palmeiras fiton ‘Copa Libertadores’: mposhti 2-1 Flamengon

URUGUAJI – Palmeiras fitoi ‘Copa Libertadores’ për herë të tretë në historinë e tyre në “Estadio Centenario” të Montevideo, kryeqytetin e Uruguaji, pasi fituan 2-1 ndaj Flamengos.

Finalja e 62-të e kompeticionit më të lartë në Amerikën e Jugut, e pa skuadrën e Sao Paulos të kalojë në epërsi në 6′ me Raphael Veiga.

Gabigol barazoi në minutën e 70-të me një goditje nga këndi, ndërsa Deyverson shënoi golin e fitores së ndeshjes në minutën e 5-të të shtesës së parë. Për Palmeiras ky është triumfi i tretë, pas atij të vitit 1999, ndërkohë që trofeu ‘Copa Libertadores’ fitohet për të dytën herë radhazi.

Gjashtë minuta lojë dhe kampionët në fuqi kaluan menjëherë në epërsi: Mayke merr një top të gjatë nga Gustavo Gomez në të djathtë, hyn në zonë dhe kroson për Raphael Veiga, i cili godet dhe shënon golin e parë që zhbllokoi rezultatin.

Në fillim të pjesës së dytë Gabriel Barbosa dhe David Luiz nuk janë larg golit. Megjithatë, Gabigol do të shënonte në minutën e 70-të golin e barazimit 1-1 për Flamengon.

Kur nuk kishin kaluar as 5 minuta pas fillimit të shtesave, Andreas Pereira heziton me topin, Deyverson e vjedh atë, hyn i vetëm në zonën e Flamengos dhe shënon golin e fitores 2-1. Palmeiras është ende duke festuar.

Congratulations @Palmeiras. ?

The Brazilians are the final team to seal their place at the #ClubWC after @Libertadores final victory.

This was the moment.

The goal. The celebration. The tears.pic.twitter.com/uGEvdEV2Fh

— FIFA.com (@FIFAcom) November 27, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brazili prodhon vaksine brazilin dhe argjentinën deyverson shënoi golin e fitores gabigol do të shënonte gabriel barbosa dhe david luiz gjashtë minuta lojë dhe kampionët në fuqi mayke merr një top në historinë e tyre në “estadio centenario” palmeiras fitoi ‘copa libertadores’ trajner i kombëtares së uruguajit brazili prodhon vaksine brazilin dhe argjentinën deyverson shënoi golin e fitores gabigol do të shënonte gabriel barbosa dhe david luiz gjashtë minuta lojë dhe kampionët në fuqi mayke merr një top në historinë e tyre në “estadio centenario” palmeiras fitoi ‘copa libertadores’ trajner i kombëtares së uruguajit

Sondazh

Poll