Sport

Vllaznia shijon fitoren mes shiut, Josa pëson humbjen e parë në stolin e Laçit

27 Nëntor 2021, 21:44 Nga DOSJA
Vllaznia shijon fitoren mes shiut, Josa pëson humbjen e parë në

SHKODËR- Në javën e 10-të të Kategorisë Superiore Vllaznia mori një fitore të rëndësishme përballë Laçit me shifrat 1-0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Edhe pse të dyja ekipet u afruan në disa raste pranë golit, nuk ia dolën dot të zhbllokonin rezultatin. Barazpesha u prish në minutën e 49.

Një zëvendësim i goditur i Brdaric që hodhi në fushën e lojës Da Silvan.Brazilianit iu desh vetëm një minutë për t’u bërë lojtari i ndeshjes. Ai shënoi golin e fitores që i dha tre pikët ekipit shkodran.

Kështu, Vllaznia qëndron në vendin e tretë me 16 pikë. Në kampin e Laçit, qëndrojnë në vendin e gjashtë me 12 pikë të rrezikuar nga Egnatia dhe Dinamo që do të luajnë nesër respektivisht kundër Kukësit dhe Kastriotit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport laçi vllaznia laçi vllaznia

Sondazh

Poll