Sport

Calha dhe Lautaro mundin Venecian, Inter ushtron presion mbi Napolin dhe Milanin

27 Nëntor 2021, 21:56 Nga DOSJA
Calha dhe Lautaro mundin Venecian, Inter ushtron presion mbi Napolin dhe Milanin

ITALI-Në javën e 14-të të Serie A, Interi mund Venecian 2-0 dhe, të paktën për një natë, shkoi në -1 nga kreu që mbahet nga Napoli dhe Milan. Sfida u zhbllokua në minutën e 34′ kur Calhanoglu shënoi një super gol. Ndërsa 5 minuta më vonë, Handanovic i mohoi barazimin tentativës së Aramut.

Në pjesën e dytë, Interi rrezikoi disa herë me anë të Dzekos dhe Lautaros, por pa mundur dot të thellojë rezultatin. Nga ana tjetër, Venezia ishte e pafuqishme për të bërë diçka më shumë në këtë takim.
Rezultati u dyfishua vetëm në fundin e takimit, pasi gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh pas konsultimit me sistemin VAR. Nga pika e bardhë shënoi Lautaro Martinez që vulosi gjithçka në 2-0.

Kështu, Interi vazhdon presionin ndaj dy ekipeve kryesuese dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve në pritje të ndeshjeve të Napolit dhe Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter venezia inter venezia

Sondazh

Poll