Sport

Javë makthi për Juven! Zapata thyen bardhezinjtë, Atalanta blindon vendin e katërt

27 Nëntor 2021, 19:14 Nga DOSJA
Javë makthi për Juven! Zapata thyen bardhezinjtë, Atalanta

ITALI– Pas problemeve për fitime të dyshimta kapitale, Juventus shfaq probleme edhe në fushën e lojës. Bardhezinjtë janë mundur nga Atalanta me shifrat 1-0 në javën e 14-të të Serie A. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Zapata në minutën e 28′, por ky realizim erdhi falë asistimit të Berat Gjimshitit.

Për sa i përket pjesës së dytë, Juventusi e çoi ritmin e lojës, por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Edhe pse patën disa raste të mira shënimi, mbrojtja bergamaske, portieri Musso dhe tranversa nuk lejuan në asnjë moment që topi të hynte në rrjetë.

Kështu, Atalanta vazhdon ecurinë pozitive, sidomos me rezultatet në trasnfertë. Ata barazuan përkohësisht me pikë Interin me 28 pikë, ndërkohë që Juventusi zhgënjen sërish dhe tashmë ndodhet në vendin e tetë me 21 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta juventus atalanta juventus

Sondazh

Poll