Sport

Juve, krizë që nuk ka fund! Vetëm 5 lojtarë ikin te tifozët: “Tregoni bo*** në…”

27 Nëntor 2021, 22:48 Nga DOSJA
Juve, krizë që nuk ka fund! Vetëm 5 lojtarë ikin te

ITALI-Juventus nuk po kalon një moment të mirë. Pas humbjes ndaj Atalantës në kampionat tifozët kanë filluar protestat për rezultatet negative. Në pjesën e dytë koret e tifozëve ishin të tilla si: “Tregoni bo*** në fushë”, duke u përpjekur të shkundnin një skuadër që nuk ishte totalisht në gjendje të reagonte ndaj golit të Zapatës.

Bardhezinjtë vinin nga humbja 4-0 ndaj Chelsea-t dhe tashmë humbja kundër Atalantës, vështirëson më tej rrugën e skuadrës së Allegrit që sheh vendin e katër 7 pikë larg.Në fund të ndeshjes,nën kurbën e tifozëve të Juventusit kaluan vetëm 5 lojtarë, të cilët me siguri prisnin një përballje me skuadrën. Bonucci, Dybala, Cuadrado, De Ligt dhe Szczesny ishin aty, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Simptomë e një atmosfere të tensionuar për të thënë të paktën e një dhome që për momentin udhëton në dy shina krejtësisht të ndryshme. Përveç korit të theksuar gjatë pjesës së dytë, për herë të parë publiku i Juventusit përshëndeti me bollëk daljen nga fusha të Alvaro Morata-s.

Situata e Juventusit tani është vërtet e komplikuar. Shqetësuese mbi të gjitha është mungesa e vazhdimësisë së një skuadre që ende nuk ka arritur të gjejë identitetin, shpirtin dhe që herë pas here duket konfuze, e çorientuar dhe e paaftë për të gjetur zgjidhje që mund t’i vënë realisht kundërshtarët në vështirësi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bonucci dybala juventus bonucci dybala juventus

Sondazh

Poll