Sport

Barcelona e Xavit nis të funksionojë, fiton ndaj Villarealit dhe merr frymë në…

27 Nëntor 2021, 22:18 Nga DOSJA
Barcelona e Xavit nis të funksionojë, fiton ndaj Villarealit dhe merr

SPANJË-Barcelona e Xavit nis të marrë formë. Skuadra duket se ka arritur fizionominë që kërkon trajneri dhe klubi katalanas fiton me shifrat 3-1 përballë Villarealit në transfertë. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave.

Në fraksionin e dytë, siparin e golave do ta hapte De Jong i cili në minutën e 48′ shënoi golin e parë, ndërsa Villareal reagoi dhe ia doli të rikthejë baraspeshën falë golit të Samuel Chukwueze.

Kur takimi dukej se po shkonte drejt barazimit, Depay në minutën e 88′, ndërsa Coutinho vulosi gjithçka falë një 11-metërshi. Kështu, Xavi gjen fitoren e dytë në kampionat në po kaq ndeshje dhe qëndron në vendin e shtatë me 23 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona villareal xavi barcelona villareal xavi

Sondazh

Poll