Sport

Fitore me vuajtje ndaj Arminia Bielefeld por me rekord! Bayernin e nderon Sane

27 Nëntor 2021, 19:53 Nga DOSJA
Fitore me vuajtje ndaj Arminia Bielefeld por me rekord! Bayernin e nderon Sane

GJERMANI-Bayern Munich është rikthyer te fitorja pas disfatës ndaj Augsburg javën e kaluar. Në “Allianz Arena” kampionët në fuqi fituan me vuajtje 1-0 përballë Arminia Bielefeld ku golin e vetëm e shënoi Leroy Sane në minutën e 71′.Goli i fitores erdhi pas një aksioni shumë të bukur, me Sane që gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare.

Coman dhe Gnabry iu afruan golit të dytë, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.Përfundimisht 1-0 për Bayernin, që rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes në derbin me Augsburg një javë më parë.

Kampionët në fuqi të Bundesligës kanë vendosur një rekord, pasi goli i Sane ishte i 102-ti për vitin 2021.Fitorja 1-0 ka rikthyer ekipin e Nagelsmann në krye të kampionatit me 31 pikë, një më shumë se Dortmundi ndjekës.

 

The record breaker ?

1️⃣0️⃣2️⃣ Bundesliga goals in 2021 ?

?⚪ #FCBDSC 1-0 pic.twitter.com/R2OySqrVmd

— FC Bayern English (@FCBayernEN) November 27, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich bundesliga sane bayern munich bundesliga sane

Sondazh

Poll