Sport

Haaland feston në mënyrën e tij, tifozja kundërshtare nuk e pret mirë, i tregon…

27 Nëntor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Haaland feston në mënyrën e tij, tifozja kundërshtare nuk e

GJERMANI-Erling Braut Haaland u rikthye në fushë pas 34 ditëve jashtë fushave. Në takimin ndaj Wolfsburg, sulmuesi norvegjez hyri në lojë në minutën e 73-të dhe pas 10 minutash shënoi duke mbyllur takimin me shifrat 3-1.

Për futbollistin është goli i 50-të në Bundesligën gjermane dhe asnjë lojtar në historinë e kampionatit gjerman nuk e ka arritur këtë rekord në 50 paraqitje dhe në moshën 21-vjeçare.

Reagimi i një tifozeje të Wolfsburgut ngjalli një moment humori. Haaland tregoi me gisht tribunën, siç bën gjithmonë, por zonja nuk e mori mirë dhe performoi në gjestin klasik të “ombrellës”. Videoja e kësaj situate në pak minuta u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda nga vetë lojtari.

 

LMAOOOO HAALAND. ?????? pic.twitter.com/YQNH676HvH

— Castro1021 (@Castro1021) November 27, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dortmund haaland wolfsburg dortmund haaland wolfsburg

Sondazh

Poll