Sport

Milan, Pioli jep lajmin e madh para Sassuolos: “Maignan gati për nesër!

27 Nëntor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Milan, Pioli jep lajmin e madh para Sassuolos: “Maignan gati për

MILANO-Fitorja në Madrid i ka rikthyer besimin dhe entuziazmin Milanit, pas disfatës së parë sezonale në kampionat në Firenze përballë Fiorentinës. Stefano Pioli në prag të sfidës së radhës në Serie A përballë Sassuolos, konfirmon rikuperimin e Maignan dhe rikthimin e Tomorit në mesjavë. Trajneri ka folur edhe për lojtarët e tjerë si dhe për rinovimin e kontratës me Milanin.

“Maignan është mirë, ka filluar të punojë me skuadrën që nga e shtuna. Është gati, ka përshpejtuar kohët e rikuperimit sepse ka një mentalitet të fortë. Nesër do të luajë ai. Tomori është më mirë, por nuk është gati për nesër, duhet të grumbullohet të mërkurën e ardhshme”.

Nesër do të jetë një ndeshje e madhe dhe duhet të luajmë thjesht dhe shpejt. Sassuolo na ka krijuar gjithmonë vështirësi. Duhet të menaxhoj mirë lojtarët, duke i hequr ndonjë minutë, dikujt që ka luajtur më shumë këtë periudhë”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan pioli milan pioli

Sondazh

Poll