Aktualitet

HARTA LIVE:Parashikimi i motit, reshje shiu në të gjithë vendin, ka dhe rrebeshe

27 Nëntor 2021, 06:40 Nga DOSJA
HARTA LIVE:Parashikimi i motit, reshje shiu në të gjithë vendin,

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas SHMU, parashikohet që e gjithë fundjava të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Intensitetin më të lartë reshjet pritet ta kënë në veriperëndim e qender të vendit që në orët e para të 24-orëshit, reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet e shiut do mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpasherëshme me intensitet mesatar. Në lartësin mbi 1100 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 1400 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga juglindja -jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgtare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqeruar me nje dallgëzim të forcës 4-5 ballë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit shmu parashikimi i motit shmu

Sondazh

Poll