Aktualitet

Basha i përgjigjet Berishës: Qesharake, ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën

26 Nëntor 2021, 18:15 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Berishës: Qesharake, ai nuk njeh kufi në

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat që ky i fundit bëri në foltoren e Kurbinit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Berisha po bëhet gjithnjë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat. Ai gjithashtu ka shtuar se qëndrimet e Berishës pas 9 shtatorit tregojnë se ai nuk njeh kufi.

Postimi në Twitter:

Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

2/2 Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 23, 2021

Lexo edhe: Berisha: Basha është për burg me 2 dosje, Ramës po i vjen fundi si Nano

(I.A;F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll