Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit, habit Bozo:Qeveria ua ka bërë vilat banorëve me bide në banjo

26 Nëntor 2021, 18:04 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit, habit Bozo:Qeveria ua ka bërë vilat

TIRANË- Inxhineria dhe deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo i ka thurur lavde qeverisë për ndërtimin pas tërmetit të dy viteve më parë, që la të vdekur 51 persona. Në një interviste për A2Cnn, Bozo tha se qytetarët duhet t’i jenë falenderues qeverisë për vilat që u ndërtoi duke thënë se më parë jetonin në kasolle. Por në intervistën e saj, Bozo ka habitur duke thënë se njeëzit në fshat nuk kishin parë asnjëherë banjo moderne dhe as bide në të.

“Qeveria ka bërë jo mjaftueshëm, por ka bërë më shumë nga ç’mund të bënte, me takatin që ka, sepse duhet të shikosh mundësitë e qeverisë me çfarë ka në dorë. Njerëzit janë shumë mirënjohës, sepse ju erdhi dhuratë. As në ëndërr nuk e kishin menduar se do kishin një vilë të tillë, kur kishin një kasolle. Një kasolle që u shemb, u shkatërrua, mirë që nuk i zuri brenda. Vila në kuptimin e plotë të fjalës, me banjo moderne, ku kishin parë në fshat edhe bide,” tha Bozo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet luljeta bozo termeti i 26 nentorit luljeta bozo termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll