Aktualitet

Aksidenti i eskortës së Berishës, policia: Janë plagosur dy shqiptarë të Kosovës

26 Nëntor 2021, 20:26 Nga DOSJA
Aksidenti i eskortës së Berishës, policia: Janë plagosur dy

KURBIN– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin në të cilin u përfshi makina shoqëruese e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në njoftim bëhet me dije se është futur një makinë kundravajtje dhe është përplasur me eskortën e Berishës. Për pasojë, siç thuhet edhe në njoftim, janë plagosur 2 persona, banues në Kosovë.

Njoftimi zyrtar: 

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR: SKEMA/ Aksidentohet eskorta e Berishës, mjeti me shpejtësi synoi ish-kryeministrin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet sali berisha sali berisha aksidentohet sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll