Aktualitet

SKEMA/ Aksidentohet eskorta e Berishës, mjeti me shpejtësi synoi ish-kryeministrin

26 Nëntor 2021, 19:40 Nga DOSJA
SKEMA/ Aksidentohet eskorta e Berishës, mjeti me shpejtësi synoi

KURBIN– Një nga makinat që po shoqëronte mjetin e ish-kryeministrit Sali Berisha është aksidentuar qëllimisht teksa ktheheshin nga Kurbini ku lideri historik i Partisë Demokratike po mbante takimin e radhës me demokratët. Dosja.al ka mësuar se ka qenë një makinë që është futur në krah të kundërt me një shpejtësi të lartë dhe me qëlimin e qartë për tu përplasur me makinën brenda të cilës ndodhej Berisha.

Por, drejuesi i mjetit ka arritur të shmanget në kohë, duke bërë që mjeti në fjalë të ecte në drejtim të makinës që ndodhej pas asaj të liderit historik të Partisë Demokratike. Edhe kjo e dyta është shmangur dhe mjeti me të cilin u përplas i futuri në krah të kundërt ishte i treti në radhë. Për pasojë, dy persona që ndodheshin brenda mjeteve eskortë të Berishës kanë mbetur të plagosur.

Vetë Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëm. Hetimet kanë nisur për një aksident të qëllimshëm, por ende nuk ka informacione zyrtare. 

Policia e Kurbinit nuk ka nxjerrë informacionin zyrtar dhe nuk dihet ende identiteti i shoferit ‘të çmendur’ që sot kërkoi të askidentonte ish-kryeministrin. As identitetet e të palsgosurve nuk dihen ende, por mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për momentin janë dërguar në spitalin e ezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autostrada është bllokuar aktualisht duke krijuar dhe radhë mjetet e trafik të rënduar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U aksidentua, reagon truproja i ish-kryeministrit Berisha, si iu rrezikua jeta

Aksidenti i eskortës së Berishës, policia: Janë plagosur dy shqiptarë të Kosovës

DINAMIKA/ Si u aksidentua eskorta e Berishës në Laç, një mjet hyri kundravajtje

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet sali berisha sali berisha aksidentohet sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll