Aktualitet

VD-Tritol apartamentit në Fier, pronari jeton prej 10 vitesh jashtë shtetit

26 Nëntor 2021, 20:59 Nga DOSJA
VD-Tritol apartamentit në Fier, pronari jeton prej 10 vitesh jashtë

FIER– Një sasi tritoli e vendosur në derën e një apartamenti në një pallat në Fier, ka bërë që të alamohen banorët e zonës. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e apartamentit në pronësi të personi të identifikuar si Asqeri Hyskaj.

Apartamenti ndodhet në katin e katër të pallatit në lagjen “8 Shkurti” të Fierit. Fatmirësisht në momentin që tritoli ka shpërthyer brenda tij nuk ndodhej askush pasi familja Hyskaj banon jashtë shtetit. Për pasojë, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjithsesi banorët e lagjes janë tronditur. Ende nuk dihet nëse pronari i kësaj banese kishte konflikte ‘çështje të hapura’ që mund të kenë sjellë dhe pakon e tritolit në shtëpinë e tij këtë mbrëmje.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse. Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet asqeri hyskaj tritol ne fier asqeri hyskaj tritol ne fier

Sondazh

Poll