Aktualitet

Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

26 Nëntor 2021, 06:27 Nga DOSJA
Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi!

ELBASAN– Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë firmosur sot 16 marrëveshje duke përsëritur edhe njëherë qëndrimin e dy palëve për rëndësinë e marrëdhënieve mes palëve. Në nisje të mbledhjes së përbashkët të 2 qeverive në Elbasan, i pari që mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ambicjen për të pasur një treg të përbashkët, duke paralajmëruar dhe një abetare të unifikuar për të gjitha trojet shqiptare, për të përkuar me jubilenë e pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi si një detyrë të lartë bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit duke prezantuar më pas bashkë me Ramën krijimin e sekretariatit ndërkoordinues. Ky mekanizëm do të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve dhe do të funksionojë si koordinator dhe kontrollor lidhur me implementimin e marrëveshjeve të nënshkuara sot mes dy vendeve. Ministrat e dy qeverive, por edhe kryeministrat, kanë firmosur heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohjen e sigurimeve shoqërore dhe vendosjen e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, dy krerët e qeverive kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku Rama u shpreh i bindur se bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodh një ditë, por nuk dinte datën dhe rrethanat, ndërsa deklarata e tij, u mbështet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sa i përket Ballkanit të Hapur, Rama tha se ai dhe Albin Kurti ka qasje të ndryshme ata janë si shqiponja ka dy koka që shikon në 360 gradë, por kanë një trup të përbashkët dhe nuk lejon kurrë të kapet në befasi nga të tjerët.

Marrëveshjet e përbashkëta që u nënshkruhen mes palëve:

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit

Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës së Kosovës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare”

Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022

Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.

Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës s Shqipërise dhe Qeverise së republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

Marreveshja për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.

Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)

Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.

Manuali Për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice

Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës

Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive, ndërsa mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar të vitit 2014.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kurti për marrëveshjet me Shqipërinë: Po shtojmë bashkëpunimin ndër-institucional

Tryeza me biznesin, Kurti: Hiqen barrierat për punëtorët që vijnë nga Shqipëria

Takim me përfaqësues të bizneseve, Rama: BE nuk na integron delet, i bëjmë vetë

Rama-gazetarëve: Mos u largoni pa bereqetin e vaktit të drekës

Mbledhja me qeverinë e Kosovës, Balluku: Nuk do zgjatem shumë, Rama nuk i ka qejf

Tregu i përbashkët, Rama:Marrëdhëniet me Kosovën shkojnë përtej,proces me shumë akte

Kurti për Serbinë: S’kemi pse përmendin fqinjin verior të Kosovës

Bashkim Shqipëri-Kosovë, provokon Rama: Do ndodhë, s’di kur! Votoj pro (Kurti qesh)

‘Ballkani i Hapur’/Rama: Debat me Albinin, më mirë që jemi shqiponjë me dy koka…

Takimi me Ramën nuk u publikua/ Kurti:Bëjmë dhe ne gabime, stafi im do jetë më aktiv

Probleme me Kosovën? Rama: Unë e shoh gotën plot, rëndësi ka që pihet ujë

Kurti: Marrëveshjet t’i përkthejmë në projekte konkrete

Rama i ngatërron emrin ministrit të Bujqësisë së Kosovës: Zoti…

‘Krijimi i sekretariatit hap i..,’/ Rama: Albin, doja të të prisja me diell

VD-Ministri i Kosovës: Kam qënë në shkollë me Kushin, i lumtur të mblidhemi për kafe

VD-Emocionet! Ministri i Brendshëm i Kosovës prezantohet si i Shqipërisë

‘Mora një pusullë’/ Rama: Më thanë të nxitojmë, me diktatorët edhe negociohet..

Rama dhe Kurti nënshkruajnë marrëveshjet ndërqeveritare

Me maska të njëjta! FOTOJA zyrtare e takimit të qeverive Shqipëri-Kosovë

E veçanta e Kosovës! Ministrat mbërritën në Elbasan me furgon

VD-Manja mbylli fjalimin, Rama: Më pëlqeu, në fund fare fute BE

Rama s’i ndahet Gjergj Lucës! Pret qeverinë e Kosovës në Elbasan, lokacioni…

Çuçi: Po vendosim kamera, makinat në kufi me Kosovën nuk do të ndalohen

Leja 5 vjeçare, Rama:Pse nuk e hiqni,do martohen njerëzit,është pengesë psikologjike

Rama: Rrisim numrin e konsullatave të përbashkëta, do kemi më shumë hapësira

Procedurat doganore për kontrollet e mallrave, Rama: Do lehtësojmë kalimin

Kurti: Të punojmë si diplomatë dhe të flasim si patriotë, marrëzi të jemi…

Rama:Me Albinin gjetëm emëruesin e përbashkët,në mbledhjen tjetër do jemi më konkret

VD-Rama nuk e përmendi!Kurti nis fjalimin:Sot 2vite nga tërmeti,dhimbja është e jona

‘Lajm që do të gëzojë’/Rama-Kurtit:Do kemi një abetare të unifikuar,nëse je dakord..

Marrëveshjet, Rama: Ëndërr e kapershme hekurudha Durrës-Prishtinë

Mbledhja e qeverive, Rama pret Kurtin me çadër

Rama: Do kishim dashur t’ju prisnim me diell, shiu do jetë ogur i mirë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albin kurti edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove albin kurti edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll