Aktualitet

U aksidentua, reagon truproja i ish-kryeministrit Berisha: Benz-i na erdhi përballë

26 Nëntor 2021, 21:39 Nga DOSJA
U aksidentua, reagon truproja i ish-kryeministrit Berisha: Benz-i na erdhi

TIRANË– Ervis Tushe, truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka sqaruar rrethanat e aksidentit në të cilin u përfshi eskorta e liderit historik të Partisë Demokratike. Në një zyrtar, Tushe tregon se një makinë e llojit ‘Mercedes 190’ me targa te Kosovës e me ngjyrë të bardhë është futur kundravajtje dhe me shpejtësi të lartë, duke iu rrezikuar jetën atyre dhe vetë Berishës.

Tushe shton se ka qenë reagimi i menjëhershëm i shoferit të ish-kryeministrit që ka shmangur çdo pasojë dhe se tashmë të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Reagimi i plotë:

Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha. Ervis Tusha.

LAJM KRYESOR: SKEMA/ Aksidentohet eskorta e Berishës, mjeti me shpejtësi synoi ish-kryeministrin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet sali berisha ervis tushe aksidentohet sali berisha ervis tushe

Sondazh

Poll