Aktualitet

Përplasje pranë KZAZ-së në Vorë, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën (VD)

19 Qershor 2019, 09:32 Nga DOSJA
Përplasje pranë KZAZ-së në Vorë, policia hedh gaz

VORË- Nuk kanë munguar sot tensionet edhe përplasjet në Vorë. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pasi dhjetëra persona kanë tentuar të futen në KZAZ-të e qytetit.

Policia është përpjekur fillimisht për të shpërndarë turmën por nuk ka mundur dot me forcë dhe ka përdorur gaz-lotsjellës. Dosja.al ka siguruar pamje ku duhet qartë se simpatizantët e PD-së janë shpërndarë menjëherë nga gazi, pasi kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gaz lotsjellës në vorë tensione në të gjithë vendin tensione në vorë gaz lotsjellës në vorë tensione në të gjithë vendin tensione në vorë

Sondazh

Poll