Aktualitet

Vrau kryeplakun e Lezhës se nuk i dha barin e parcelës, kush është autori (EMRI)

19 Qershor 2019, 06:35 Nga DOSJA
Vrau kryeplakun e Lezhës se nuk i dha barin e parcelës, kush

LEZHË– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Lezhë. Mëngjesin e sotëm në Mërqi të Lezhës është vrarë me armë zjarri, kryeplaku i fshatit Gjin Marku.

Dosja.al mëson se viktima është vrarë nga një breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij dhe ka humbur menjëherë jetën. Sipas policisë së Lezhës, Marku është vrarë nga Tonin Gjini, nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi dhe ishte dhëndër i familjes së viktimës.

Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Mësohet se autori i ka kërkuar viktimës t’i jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga 64-vjeçari. Menjëherë ai ka marrë armën dhe qëlluar ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tonin gjini vrasje në lezhë vritet gjin marku tonin gjini vrasje në lezhë vritet gjin marku

Sondazh

Poll