Aktualitet

Plagosja e të miturit në Krastë, flet mjeku: Një plumb i ka ngelur mbrapa qafës, gjendja problematike

19 Qershor 2019, 07:57 Nga DOSJA
Plagosja e të miturit në Krastë, flet mjeku: Një plumb i ka

DIBËR- Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për Report Tv gjendjen e fëmijës 6-vjeçar të plagosur me breshëri automatiku.

“Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.

U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale” tha mjeku.

Fëmija mbeti i plagosur teksa flinte në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një sherri të babait të tij me Jetmir Koxherrit. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar, 27-vjeçarin  Koxherri, ndërsa ende nuk dihen deteje të tjera lidhur me gjendjen e fëmijës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kraste plagosja e te miturit ne kraste kraste plagosja e te miturit ne kraste

Sondazh

Poll