Aktualitet

Plagosi 6-vjeçarin me 3 plumba në fytyrë, policia arreston autorin e dyshuar

19 Qershor 2019, 06:37 Nga DOSJA
Plagosi 6-vjeçarin me 3 plumba në fytyrë, policia arreston

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së 6-vjeçarit në Krastë të Martaneshit. Pak pas ngjarjes, policia ka arrestuar 27-vjeçarin Jetmir Koxherri. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Reagimi në kohë i Policisë vë në pranga autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbeti i plagosur një fëmijë.

Sekuestrohet arma e krimit automatik tip “kallashnikov”.

Me datë 19.06.2019, rreth orës 01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe sekuestrimi i armës së krimit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krastë të Martaneshit, pasi një fëmijë 6-vjeçar ka mbetur i plagosur me 4 plumba. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kraste plagosja e te miturit ne kraste kraste plagosja e te miturit ne kraste

Sondazh

Poll