Aktualitet

Kërkohet nga autoritetet italiane, Gjykata e Shkodrës vendos ekstradimin e Ilir Bajrit

19 Qershor 2019, 07:14 Nga DOSJA
Kërkohet nga autoritetet italiane, Gjykata e Shkodrës vendos

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin me kusht në Itali të Ilir Bajrit, pjesë e bandës së “Bajrave”. Mësohet se vendimi i Gjykatës është bazuar në kërkesën e prokurorit Federik Laloshit. Ka qënë gjyqatari Sokol Shehu, ai që ka vendosur lejimin e ekstradimit me kusht të Bajrit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bajri dhe avokati i tij Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe se do të ankimohen pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjës në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysëm burg.

Ilir Bajri Rustemi u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek krimet e rënda.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet ne itali ilir bajri gjykata e shkodres grupi i bajrajve ilir bajri shkoder ekstradohet ne itali ilir bajri gjykata e shkodres grupi i bajrajve ilir bajri shkoder

Sondazh

Poll