Aktualitet

Sulmuan KZAZ-në e Tropojës, 7 të arrestuar, 6 shpallen në kërkim

19 Qershor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Sulmuan KZAZ-në e Tropojës, 7 të arrestuar, 6 shpallen në

TROPOJË- Shtatë persona janë arrestuar në Tropojë, 6 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë pas sulmit të djeshëm në KZAZ-në e qytetit. 

Të arrestuarit e sotëm janë: A.G., 31 vjeç, I.M., 50 vjeç; N.N., 32 vjeç, b; H.Gj., 53 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”; B.P., 34 vjeç; A.G., 28 vjeç dhe A.G., 26 vjeç, të gjithë banues në Tropojë. Ky i fundit u arrestua pasi theu vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ndodhej në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë: “Shkatërrimi të pronës”, “Kundërshtimi të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje të materialeve zgjedhore”.

Njoftimi i plotë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, datë 18.06.2019, ku disa shtetas kanë dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 09, Bashkia Tropojë,  tek Muzeu Historik, mbas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë 7 persona, konkretisht;

-A.G., 31 vjeç, banues Bajram-Curri-Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-I.M., 50 vjeç, banues në Bujan, Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-N.N., 32 vjeç, banues në Llugaj, Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-H.Gj., 53 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-B.P., 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë,  për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

-A.G., 26 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka qenë me masën e sigurisë arrest shtëpie.

-A.G., 28 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Ditën e djeshme mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat policore dhe kanë hyrë me forcë në ambjent. Ata kërkojnë të marrin materialet zgjedhore dhe të mos realizohen zgjedhjet.  Paraditja sotme është shoqëruar gjithashtu me tensione në disa qendra votimi në Shkodër dhe Tropojë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasjet ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit perplasjet ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll