Aktualitet

Revolta e Saimir Tahirit me gjykatat: Dua të bëhet gjyqi im çdo ditë! Ka dy vite që zvarritet

19 Qershor 2019, 08:58 Nga DOSJA
Revolta e Saimir Tahirit me gjykatat: Dua të bëhet gjyqi im çdo

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në gjykatë që të zhvillohet gjyqi ndaj tij. Dosja.al ka mësuar se Tahiri është shprehur para trupës gjykuese:

“Dua të bëhet gjyqi im. Ka dy vite që zvarritet gjyqi im. Nuk dua të shtyhet seanca çdo 15 ditë. Dua të bëhet gjyqi im. Të gjykohem çdo ditë. Të shkoj përpara, të mos humb kohë. Boll kohë është humbur. Ju e dini shumë mirë që gjykimi i shkurtuar s’është pranim i fajësisë. Më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit me pyetje.”-tha Tahiri.

Ditën e sotme Saimir Tahiri e kishte përballjen e parë me gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është shtyrë për në datën 3 korrik, seanca paraprake ndaj tij. Tahiri shkoi sot në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, dhe në përfundim të seancës ndaj tij, kërkoi që çështja ndaj tij të mos zvarritet. Tahiri kërkoi që të gjykohet çdo ditë nëse është nevoja, por mjafton që të gjykohet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll