Aktualitet

LUFTË në Burrel, dhjetëra të plagosur, gaz, shkopinj e gurë në përplasjen mes mbështetësve të PD dhe Policisë

19 Qershor 2019, 09:31 Nga DOSJA
LUFTË në Burrel, dhjetëra të plagosur, gaz, shkopinj e

BURREL- Përplasja mes policisë dhe protestuesve në qytetin e Burrelit ka sjellë dhjetëra të plagosur.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar se mbështetësit e PD kanë përdorur gurë dhe shkopinj në drejtim të policisë.

Në mbështetje të policisë së Shtetit kanë shkuar Forcat Speciale, që me gaz lotsjellës dhe dhunë kanë shpërndarë mbështetësit e PD. Në spitalin e Burrelit janë dhjetëra të plagosur.

Burreli është bashkia e radhës e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

Në Shkodër, Tropojë, Kamëz, e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tensione ne burrel zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne burrel zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll