Aktualitet

INSTAT: Gjatë tre mujorit të tretë janë miratuar rreth 70% më shumë leje ndërtimi

26 Nëntor 2021, 19:51 Nga DOSJA
INSTAT: Gjatë tre mujorit të tretë janë miratuar rreth 70%

TIRANË- Sektori i ndërtimit ka marrë vrull tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë këtij tremujori ajnë dhënë gjithsej 442 leje ndërtimi krahasuar me tre mujorin e vitit të kaluar, ku u dhanë vetëm 262 leje ndërtimi. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT, dhënia e lejeve këtë vit është rritur me 68.7% ndërsa sipërfaqja e ndërtimeve është rritur me 41.8%.

Shkrimi i INSTAT: 

Në tremujorin e tretë 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,7 %. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2021, është 564.266 m2 nga 397.947 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 41,8 %. Në tremujorin e tretë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2 %.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet instat leje ndertimi instat leje ndertimi

Sondazh

Poll