Aktualitet

Sulmuan KZAZ në Tropojë dhe Shkodër, arrestohen 12 persona, shpallet në kërkim Bardh Spahia

19 Qershor 2019, 06:30 Nga DOSJA
Sulmuan KZAZ në Tropojë dhe Shkodër, arrestohen 12 persona,

SHKODER- Pas tensioneve dje në Shkodër dhe Tropojë janë arrestuar 12 persona.  Mësohet se mes të arrestuarve janë  tre punonjës të bashkisë dhe dy militantë të PD-së, të cilët  janë arrestuar gjatë natës në Shkodër pas incidenteve në shkollën ‘Shejnaze Juka.

Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci dhe Aleks Ndoj me O. Th. 17 vjeç, militantë të PD-së.

Dosja.al ka mësuar se është shpallur në kërkim, ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, si një nga personat përgjegjës për këtë ngjarje. 

Një ditë më parë pati tensione në Shkodër dhe Tropojë. Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD u përplasën me policinë. Simpatizantët e PD-së i vunë zjarrin një shkolle të kthyer në KZAZ në Shkodër.

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve. Po kështu edhe mbështetësit e PD hynë dhe shkatërruan dyer e dritare në një KZAZ në Tropojë.

(J.v.f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 12 persona tensione ne tropoje tensionet ne shkoder arrestohen 12 persona tensione ne tropoje tensionet ne shkoder

Sondazh

Poll