Politike

VD-Berisha: Delina Fico merr miliona duke përgatitur dosjet në Gjykatën e Lartë

26 Nëntor 2021, 18:11 Nga DOSJA
VD-Berisha: Delina Fico merr miliona duke përgatitur dosjet në

KURBIN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Reforma në drejtësi nuk është e mirë dhe se shqiptarët nuk i besojnë asaj. Gjatë foltores së sotme në Kurbin, Berisha tha se dosjet në Gjykatën e Lartë trajtohen nga Delina Fiço, të cilën ai e quajti mafioze. Berisha u shpreh se, Delina merr miliona nga trajtimi që u bën dosjeve në Gjykatë.


“Reforma në drejtësi nuk është aspak e mirë dhe shumica e shqiptarëve nuk i beson. A e dini ju se dosjet sot në Gjykatën e Lartë përgatiten nga një mafioze si Delina Fico, e cila merr miliona dhe i trajton dosjes në kundërshtim me Kushtetutën, pasi dosjet duhet trajtuar nga këshilltarë juridike të specializuar. Ky është klubi i juristëve të PS-së të rekrutuar nga Saimir Tahiri me shokë. Delina i ka marrë dhe i ka futur në institutin e saj dhe merr miliona. Pra gruaja e ministrit të Brendshëm bën çfarë të dojë më këto dosje,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Berisha me demokratët në Kurbin

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes delina fico foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes delina fico foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll