Politike

VD-Berisha: Qarkullon një fjalë në Tiranë, Rama i jep Bashës 20%

26 Nëntor 2021, 16:25 Nga DOSJA
VD-Berisha: Qarkullon një fjalë në Tiranë, Rama i jep

KURBIN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se merr një pjesë të parave të oligarkëve me të cilët bashkëpuon kryeministri Edi Rama. I pranishëm në Kurbin, në fotloren me demokratët, Berisha tha se në Tiranë kanë filluar të qarkullojnë fjalët se Rama ankohet për 20 përqindëshin që u merr oligarkëve, pasi aq i kërkon vetë Basha.


“Opozita e Bashës shkoi nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje, derisa përfundoi në një derivat apo fasadë të narkoqeverisë. Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20%-shin kur i raportojnë se e çuam në atë adresë, u kthehet dhe u thotë po mua s’më mbeti gjë se 20% detyrohem t’i jap edhe Lulit. E cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bvëri kreu i opozitës duke shkelmuar idealet tuaja të pastra, vendosmërinë dhe guximin tuaj, që të gjitha për karrigen e tij dhe pasurimin e tij,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha me demokratët në Kurbin

(f.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin

Sondazh

Poll