Politike

Bashkia e Durrësit i përgjigjet Bashës: Ne bëjmë punë kolosale dhe jo propagandë

26 Nëntor 2021, 19:31 Nga DOSJA
Bashkia e Durrësit i përgjigjet Bashës: Ne bëjmë

DURRËS- Bashkia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vizitën që kryedemokrati Lulzim Basha bëri ditën e sotme te një nga familjet e prekura nga tërmeti i dy viteve të parë. Në përgjigjen e Bashkisë, për të cilën Basha tha se familja në fjalë, e Kujtim dhe Nexhmije Shkallës nuk ka marrë asnjë ndihmë, thuhet se kjo familje nuk ka aplikuar për programin e rindërtimit dhe as për bonusin e qirasë. Gjithashtu shkruhet se nga procesi i rindërtimit nuk po bëhet propagandë siç bën Basha, por punë kolosale.

Reagimi i Bashkisë:

Sipas aktit normativ të qeverisë shqiptare nr.9 dt.16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” si dhe VKM nr.5 dt.06.01.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” përcaktohet qartë se çdo subjekt i dëmtuar nga tërmeti duhet të aplikojë në njësinë përkatëse për të përfituar nga programet e rindërtimit si dhe bonus qeraje. Këto janë instrumenta ligjorë të domosdoshëm për të përfituar nga këto programe. Janë mijëra familje durrsake që kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga procesi i rindërtimit bonus qeraje, riparimin e pallateve të tyre, grante rikonstruksioni e rindërtimi, shtëpi individuale dhe apartamente të reja dhe kjo vetëm falë një aplikimi të thjeshtë. Ky program është fakt dhe punë kolosale dhe jo llafe e propagandë siç bën Basha. PD dhe Basha të cilët vijojnë të bëjnë politikë me fatkeqësi njerëzore kanë gjetur pikërisht një familje që nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga këto programe dhe duan të hedhin baltë mbi një proces historik siç është ai i rindërtimit. Në sajë të këtij procesi Durrësi po ringrihet më i fortë se më parë dhe qyteti po i rikthehet normalitetit.

Basha ditën e sotme në dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit vizitoi familjen Shkalla në Durrës. Ai ngrtii shqetësimin se për kësaj familjeje nuk i është dhënë asnjë ndihme financiare dhe nuk janë përkrahur.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkia durres kujtim shkalla lulzim basha nexhmije shkalla bashkia durres kujtim shkalla lulzim basha nexhmije shkalla

Sondazh

Poll