Politike

VD-Berisha-Bashës: Ramën sot e ke, nesër jo, zbardh Toyota-n, e ndave me kriminelët?

26 Nëntor 2021, 17:06 Nga DOSJA
VD-Berisha-Bashës: Ramën sot e ke, nesër jo, zbardh Toyota-n, e

KURBIN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një ditë kryedemokratit Lulzim Basha do t’i duhej që të përballet me drejtësinë për dosjen e “Toyota Yaris”, 3.4 milionë euro e sekuestruara në vitin 2018. I pranishëm në foltoren e radhës me demokratët e Kurbinit, Berisha tha ndër të tjera se paratë e “Toyota Yaris” Basha i ka ndarë ose me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socisliste, Taulant Balla, ose me vetë klanin kriminal.


“Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ata erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndanu me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrënë pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha me demokratët në Kurbin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin

Sondazh

Poll