Politike

VD-Foltorja për PD, Berisha: Fëmijët e mi dhe unë nuk kemi pasur probleme me ligjin

26 Nëntor 2021, 17:10 Nga DOSJA
VD-Foltorja për PD, Berisha: Fëmijët e mi dhe unë nuk kemi

KURBIN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se as ai dhe as fëmijet e tij nuk kanë asnjë problem me ligjin dhe se nuk kanë pasur dosje për asnjë çështje. Gjatë Foltorjes së sotme, Berisha ka thënë se Rama disa vite me parë ka dërguar disa vendime të qeverisë së tij në SPAK, por i janë kthyer të gjitha mbrapsht.


“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s’kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime të qeverisë sime në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Berisha me demokratët në Kurbin

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha spak aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha spak

Sondazh

Poll