Politike

VD-Dosja Muzin, Berisha-Bashës: Ta mbylli Rama, je i përshtatshëm për burgjet e SHBA

26 Nëntor 2021, 16:59 Nga DOSJA
VD-Dosja Muzin, Berisha-Bashës: Ta mbylli Rama, je i përshtatshëm

KURBIN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dosjen në të cilën kryedemokrati akuzohej për pastrim parash ia ka mbyllur kryeministri Edi Rama. I pranishëm në foltoren me demokratët e Kurbinit, Berisha tha se ndryshe nga ç’veprohet me dosjet që kalpojnë nga njëra shkallë deri tek e larta, dosja ‘Muzin’ u bllokua dhe i skadoi afati.


“Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen Muzin. Dosje për të cilën je i përshtatshëm për pas hekurave të SHBA-ve. E dini se ç’ndodhi për dosjen në Apel? Jua them unë. Zakonsiht dosjes shkojnë shkallë më shkallë por me urdhër të Ramës dosjen Muzin, prokurori nuk e çoi në Gjykatën e Lartë dhe skadoi afati. Thuaju pak ul pse ta bëri Rama ty këtë nder. Po të ishte i pastër e çoje. Kjo është vetëm njëra dosje për ty Bashë, po aq e zezë është e toyota Yaris,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha me demokratët në Kurbin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin

Sondazh

Poll