Politike

Berisha: Basha është për burg me 2 dosje, Ramës po i vjen fundi si Nano

26 Nëntor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Berisha: Basha është për burg me 2 dosje, Ramës po i vjen

KURBIN– Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar mjaft i ashpër kur është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha është i përshtatshëm për qelitë e burgut të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I pranishëm në Kurbin, ku dhe mbajti foltoren e radhës me demokratët, Berisha e nisi bisedën duke kërkuar një minutë heshtje për viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ai e konsideroi të pabesë Bashën, teksa e akuzoi për pastrim parash lidhur me dosjen e ‘Nick Muzin’ e të ‘Toyota Yaris’.

Lideri historik i Partisë Demokratike tha se Basha një ditë do të duhej të jepte llogari para drejtësisë e të rrëfente nëse paratë e “Toyota Yaris” i ndau me kreun e grupin parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla apo me vetë klanin kriminal që i solli.

Sipas Berishës, do të vijë një moment që Basha s’do ta ketë më mbështetjen e kryeministrit Edi Rama që sipas tij e ka ‘ortak’ që i jep 20 përqindëshin e parave të oligarkëve dhe që i mbylli dosjen e Muzin. Për Ramën, ish-kryeministri tha se fundin e ka afër e se do ta pësojë njësoj si Fatos Nano. Berisha i bëri thirrje Ramës të bëjë gati valixhet dhe të niset drejt Beogradit, por të mos harronte të merrte me vete edhe Lul-pengun, siç ai e quan kreun e PD-së.

Nga Kurbini, Berisha iu përgjigj dhe fjalëve të Bashës, i cili një natë më parë e akuzoi se kishte dosje në SPAK e se para vetes nuk e vinte Partinë Demokratike. Berisha tha se këto gjëra nuk janë aspak të vërteta. Komenteve të Ramës në lidhje me shpalljen non-grata që kryeministri tha se ishte një gur i rëndë në qafën e tij, ish-kryeministri iu përgjigj duke thënë se atë, Ramën dhe Bashën do t’i rrokulliste të tre.

Me shpresë tek Zoti, Berisha u betua se do të vijonte të ishte aktiv në politikë deri në moshën 95-vjeçare.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha thirrje demokratëve: Në formularin e Bashës shkruani ‘i pabesë’

Berisha: Delina Fico merr miliona duke përgatitur dosjet në Gjykatën e Lartë

Berisha thirrje demokratëve: Nuk mund të ndiqni një dështak

Berisha betohet në Kurbin: Në dashtë Zoti deri në 95 vjeç do jem në politikë

Foltorja për PD, Berisha: Fëmijët e mi dhe unë nuk kemi pasur probleme me ligjin

Foltorja për PD në Kurbin, Berisha shoqërohet nga Bumçi dhe ish-deputetë të tjerë

Berisha-Bashës: Ramën sot e ke, nesër jo, zbardh Toyota-n, e ndave me kriminelët?

Dosja Muzin, Berisha-Bashës: Ta mbylli Rama, je i përshtatshëm për burgjet e SHBA

“Para vetes s’vë PD”, Berisha-Bashës: Si ajo fjala, më mirë i fikur se i fëlliqur…

Berisha-Bashës: Turp nëse firmëtarët të duken si Suel Çela, s’ia zije emrin me gojë

“E ke të rëndë në qafë”, Berisha-Ramës: Ty, gurin e Bashën do ju rrokullis të treve

Berisha paralajmëron Ramën nga Kurbini: Edvin, bëj valixhet, do kesh fatin e Nanos

Berisha: Qarkullon një fjalë në Tiranë, Rama i jep Bashës 20%

Berisha mban një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit tragjik

(f.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin

Sondazh

Poll