Politike

“Para vetes s’vë PD”, Berisha-Bashës: Si ajo fjala, më mirë i fikur se i fëlliqur…

26 Nëntor 2021, 16:52 Nga DOSJA
“Para vetes s’vë PD”, Berisha-Bashës: Si ajo fjala,

KURBIN– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha një natë më parë në emisionin “Open” se vetë lideri historik i Partisë Demokratike i kishte thënë se para vetes nuk e vendoste partinë. I pranishëm në Kurbin, në foltoren e radhës me demokratët, Berisha tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Ai shtoi më tej se e vetmja gjë që ka kërkuar nga Basha është që Partia Demokratike nuk duhet trajtuar asnjëherë si parti politike.


Sali Berisha: Unë i paskam thënë se nuk pyes për partinë Demokratike, fakti që jam pranë jush unë ve interesat tuaja para, por të dashur demokratë të Kurbinit, cila është e vërteta e kësaj bisede. Dy muaj më parë i paska thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të rënda mbi Berishën mbi këtë, mbi atë. Beteja ime është betejë për dinjitet, dinjitetin tim nuk e lë për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në luftën time, unë i kam thënë se partia ime nuk meriton të jetë parti politike, ke të drejtë ashtu është më ka thënë,  si kam thënë kurrë që unë nuk pyes për PD. Si ajo fjala më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur.

LAJM KRYESOR: Berisha me demokratët në Kurbin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kurbin

Sondazh

Poll