Politike

Përplasje dhe dhunë në mbarë vendin, PD mësyn në KZAZ, gaz lotsjellës nga policia, disa të plagosur

19 Qershor 2019, 07:02 Nga DOSJA
Përplasje dhe dhunë në mbarë vendin, PD mësyn në

TIRANË- Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë mbështetësit ndodhen jashtë ambienteve dhe shprehen se nuk tërhiqen derisa të lirohen ambientet.

Një ditë më parë pati tensione në Shkodër dhe Tropojë. Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD u  përplasën me policinë.  Simpatizantët e PD-së i vunë zjarrin një shkolle të kthyer në KZAZ në Shkodër.

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve. Po kështu edhe mbështetësit e PD hynë dhe  shkatërruan dyer e dritare në një KZAZ në  Tropojë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokratët në kavajë në protestë edi rama protesta në kavajë protestë pranë kzaz-së kavajë demokratët në kavajë në protestë edi rama protesta në kavajë protestë pranë kzaz-së kavajë

Sondazh

Poll