Politike

Tha se u pendua, Neritan Ceka mallkon mësuesit: Mos marrshi rrogat

18 Qershor 2019, 21:12 Nga DOSJA
Tha se u pendua, Neritan Ceka mallkon mësuesit: Mos marrshi rrogat

TIRANË– Neritan Ceka është rikthyer me mallkime të reja, por këtë radhë drejt mësuesve.

I ftuar në “Provokacja”, politikani mallkoi të gjithë mësuesit që nxjerrin nxënëësit në fushata elektorale.

Ceka i ka mallkuar mësuesit që të mos marrin rrogat nëse nxjerrin nxënës me detyrim nëpër fushata elektorale.

Në fushatën e tij elektorale që po ikën si ai kali që ka lënë karrocën, në tym. Do t’i them që herë tjetër me kalamaj të dalë me fushatë elektorale kjo është faqja e zezë. Ka dalë në Pustec me nxënës 12-13 vjeç. Në fushatë elektorale marrin pjesë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Natyrisht, ata nxënës i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin.  Mos i marrshin ato rroga ku shesin profesionin e Petro Ninit Luarasi, i cili thotë vritmëni po gjakun ma ruani se do t’i duhet nipërve tuaj për të shkruar gjuhën shqipe. Ky beu ynë shkon e del përpara fëmijëve në fushatë elektorale”, tha Ceka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike neritan ceka neritan ceka mallkon mesuesit neritan ceka neritan ceka mallkon mesuesit

Sondazh

Poll