Aktualitet

S’i dha barin e parcelës, dhëndri i familjes vret kryeplakun e fshatit në Lezhë, arrestohet autori(EMRI)

19 Qershor 2019, 06:05 Nga DOSJA
S’i dha barin e parcelës, dhëndri i familjes vret kryeplakun e

LEZHE- Mëngjesin e sotëm në orën 08:00 në fshatin Mërqi të Lezhës është vrarë me armë zjarri, kryeplaku i fshatit Gjin Marku. 64-vjeçari  është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij dhe ka humbur menjëherë jetën. Sipas policisë së Lezhës, Marku është vrarë nga Tonin Prendi. nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi, i cili ishte dhëndër i familjes së viktimës.

Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Mësohet se autori i ka kërkuar viktimës t’i jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga 64-vjeçari. Menjëherë ai ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend.

Gjini pas vrasjes u largua nga vendngjarja dhe por u arrestua 5 orësh më vonë pasi kreu krimin e rëndë. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona, të cilët po mblidhnin barin me viktimën dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Theksojmë që mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në Bulqizë ku i plagosur me 4 plumba një 6-vjeçar. Një fëmijë u plagos pas një sherri që ka pasur babai i tij me një tjetër person. Sipas policisë autori i plagosjes së fëmijës është Jetmir Koxherri 27-vjeç. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vitet kryeplaku në lezhë vrasje për pronën në lezhë vritet gjin marku vitet kryeplaku në lezhë vrasje për pronën në lezhë vritet gjin marku

Sondazh

Poll