Sport

Sot, shorti i sfidave të “play-off”-it europian për botërorin “Katar 2022”…

26 Nëntor 2021, 09:35 Nga DOSJA

ZVICER – Sot, në selinë e FIFA-s në Zyrih, në orën 17.00, do të zhvillohet hedhja e shortit për ndeshjet “play-off” për zonën e Europës, ndeshje këto të vlefshme për kualifikimin në finalet e botërorit “Katar 2022”.

12 skuadra, të ndarë në katër grupe, do të përballen me sistem eliminimi për të përcaktuar 3 skuadrat fatlume, që do t’i bashkohen 10 kombëtareve, që e kanë siguruar këtë të drejtë, si kryesuese të grupeve në Europë.

Në këtë fazë, ndeshjet e “play-off”-it, do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Në të do të marrin pjesë 10 skuadrat që janë renditur të dytat në grupe, të cilave do t’u shtohet edhe Austria dhe Republika Çeke, si më të mirat në Nation League.

Gjashtë skuadrat me rezultatet më të mira (pikët dhe golat) vendosen në vazon 1 dhe gjashtë të tjerat do të futen në vazon 2. Ja si do të ndahen skuadrat:

Vazo 1: Italia, Portugalia, Rusia, Skocia, Suedia, Uellsi.

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina.

Skuadrat në vazon 1 do të presin ndeshjen e parë në fushën e tyre, ndërsa vendi i finales do të përcaktohet me short.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport edhe austria dhe republika çeke gjysmëfinalen në fushën e tyre hedhja e shortit italia ndeshjet e “play-off”-it në selinë e fifa-s në zyrih në stafin e trajnerit mancini për ndeshjet “play-off” për zonën e europës portugalia kampione stafi teknik i roberto mancinit edhe austria dhe republika çeke gjysmëfinalen në fushën e tyre hedhja e shortit italia ndeshjet e “play-off”-it në selinë e fifa-s në zyrih në stafin e trajnerit mancini për ndeshjet “play-off” për zonën e europës portugalia kampione stafi teknik i roberto mancinit

Sondazh

Poll