Sport

Norvegjia pa mëshirë! 7 gola Shqipërisë së femrave, Kosova mposhtet nga Polonia

25 Nëntor 2021, 21:39 Nga DOSJA
Norvegjia pa mëshirë! 7 gola Shqipërisë së femrave,

TIRANË– Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare e femrave luajti raundin e 5-të të kualifikueseve të Kupës së Botës Australi-Zelandë e re 2023. Në “Air Albania”, Norvegjia kryesuese fitoi 7-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 me gol të Manum, por më e rënda erdhi në pjesën e dytë ku skuadra e drejtuar nga Armir Grima pësoi dhe 6 gola të tjerë.Shqipëria mbetet në vendin e pestë në Grupi F me vetëm 4 pikë.

Në grupin e Shqipërisë ra në sy fitorja e thellë e Belgjikës, kundër Armenisë me rezultatin 19-0. Më parë kishte luajtur edhe Kosova, që doli e mposhtur nga Polonia me rezultatin 1-2.

Vajzat dardane shënuan të parat me anë të futbollistes Syla, por Polonia u kundërpërgjigj shpejt duke realizuar dy herë me Gec dhe ëiankoëska pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kosova norvegjia shqiperia kosova norvegjia shqiperia

Sondazh

Poll