Sport

“Duhet të kemi frikë prej tyre”? Bonucci tallet me Milanin, por Juve e tradhëton!

25 Nëntor 2021, 19:55 Nga DOSJA
“Duhet të kemi frikë prej tyre”? Bonucci tallet me

ITALI– Dokumentari “All or Nothing” të sezonit 2020-2021 të skuadrës së Juventusit vazhdon të tregojë prapaskena interesante se çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes të skuadrës bardhezi. Pas fjalimit ndaj Beneventos, mbrojtësi Leonardo Bonucci ka diskutuar edhe në takimin Juventus-Milan.

Sezonin e kaluar, dy skuadrat luanin fort për një vend në Champions League, bardhezinjtë të freskët nga zhgënjimi me Porton, ishin në vështirësi pasi në pjesën e parë ishin në disavantazh me shifrat 0-1.

Trajneri Andrea Pirlo tentoi të shtyjë krenarinë e skuadrës së tij: “Kemi edhe 45 minuta lojë. Duhet të japim gjithçka që kemi për të fituar. FORCA! Duhet të kemi besim te vetja për të ndihmuar njëri-tjetrin”. Për t’i dhënë një dorë me tone shumë më krenare, menduan dy senatorët të dy në stol, pikërisht Buffon dhe Bonucci. Portieri i kërkoi skuadrës: “Mos fillojmë të qajmë, eh! Tani të nxjerrim dhëmbët dhe të tregojmë bo*** në fushë”.

Në të njëjtën valë ishte edhe Bonucci që tregon dërrasën ku janë emrat e 22 lojtarëve të Milanit duke nënçmuar skuadrën e Piolit. “Shikojeni këtë dreq tabele, duhet të kemi frikë nga ky Milan? Nuk mund të ndodhë, duhet të luajmë lirshëm, është një moment i vështirë, por nëse jemi mirë mendërisht këmbët do i kemi të lehta” Forca!”
Fatkeqësisht për klubin bardhezi gjërat nuk shkuan mirë në fushën e lojës pasi pësuan edhe dy gola të tjera.Dhe këto sfonde rezultuan një bumerang për Bonucci-n, i cili mblodhi një sërë ngacmimesh në rrjetet sociale nga tifozët kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bonucci juventus milan bonucci juventus milan

Sondazh

Poll