Sport

EUROPA LEAGUE/ Nuk ka surpriza! Lazio dhe Leverkusen kualifikohen, Marseille…

25 Nëntor 2021, 20:32 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Nuk ka surpriza! Lazio dhe Leverkusen kualifikohen,

EUROPË-Ditën e sotme u luajtën tetë takimet e Europa League. Bayer Leverkusen dhe Lazio kanë festuar. Gjermanët blinduan vendin e parë, në Grupin G pasi mposhtën 3-2 skocezët e Celtic. Andrich realizoi dygolësh, kurse golin e fitores e shënoi Diaby.

Lazio, me gola të Immobile (2 penallti) dhe Pedro, theu 3-0 Lokomotiv Moscoë dhe u nderua nga fitorja e Galatasaray kundër Marseille me rezultatin 4-2. Skuadra e Sarrit kualifikohet më tej pasi është në kuotën e 8 pikëve, ndërkohë që ekipi francez ka grumbulluar 8 pikë.

West Ham United ka siguruar vendin e parë me fitoren e sotme 2-0 kundër Rapid Vienna. Yarmolenko dhe Noble, me penallti, shënuan për anglezët në pjesën e parë duke mbyllur çdo llogari.Vendi i dytë në grup mbetet i hapur, pasi Dinamo Zagreb u nda në barazim 1-1 me belgët e Genk.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport europa league lazio europa league lazio

Sondazh

Poll