Sport

Ahi ahi Conte, Tottenham turpërohet në Slloveni dhe kualifikimi në rrezik, Basel…

25 Nëntor 2021, 20:56 Nga DOSJA

EUROPË-Humbje surprizë e Tottenham në raundin e pestë të Conference Leaguem me skuadrën e Antonio Conte që humbi 2-1 në shtëpinë e skuadrës sllovene Mura dhe i lë vendin e parë Rennes në Grupin G në kuotën e 11 pikëve. Orvat shënoi golin e parë për Muran në minutën e 11-të, ndërsa për t’ua vështirësuar më shumë punën londinezëve mendoi Sessegnon, që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 32-të.

Gjithsesi, Harry Kane ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 72-të, por në shtesë Marosa, nëpërmjet kundërsulmit, realizoi golin e fitores së parë në grup për ekipin slloven. Në Grupin H, Basel fiton 3-2 ndaj Kairat Almaty falë dy lojtarëve me origjinë shqiptare si Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami që shënuan në minutat 69′ dhe 73′.

Zvicerianët ndajnë vendin e parë me Qarabag në kuotën e 11 pikëve, skuadra azere nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Omonias. Feyenoord i ka prishur festën sulmuesit Peter Olayinka, pasi barazoi në fund. Takimi u mbyll 2-2 dhe Slavia Prague nuk e siguroi dot sonte vendin e dytë. Nigeriani shënoi golin e parë për çekët.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conference league conte tottenham conference league conte tottenham

Sondazh

Poll