Sport

Lojtari i lodhur nga “pensioni”, braziliani rikthehet të luajë në moshën 47-vjeçare

25 Nëntor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Lojtari i lodhur nga “pensioni”, braziliani rikthehet të

BRAZIL– I tërhequr nga futbolli aktiv 4 vjet më parë pas një karriere shumë të gjatë, e cila e pa atë të luante në klube prestigjioze si Real Madrid dhe Bayern Munich, por edhe me Brazilin për më shumë se një dekadë,84 paraqitje gjithsej për të.

Ze Roberto duket i lodhur nga “pensioni”, kështu në moshën 47-vjeçare braziliani ka vendosur të rikthehet në futbollin aktiv. Zé Roberto ka vazhduar të mbajë të informuar 1.6 milionë ndjekësit e tij në Instagram për stërvitjet e tij, duke treguar një trup ende në kushte monstruoze, me një përqindje të masës yndyrore inekzistente.

 

 

 

A post shared by Resenha Futebol Clube (@resenhafc_the)

Prandaj braziliani ka vendosur të firmosë me skuadrën e Resenha FC, një skuadër amatore. Sidoqoftë, të shohësh Zé Roberton në fushë, është një shembull i vërtetë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll