Sport

Arteta i zgjat dorën Wengerit, projektohet një rikthim i francezit te Arsenali…

26 Nëntor 2021, 06:27 Nga DOSJA
Arteta i zgjat dorën Wengerit, projektohet një rikthim i francezit te

ANGLI – Trajneri aktual i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e ka fshehur dëshirën që francezi Asene Wenger, të jetë i përfshirë në veprimtarinë e ish-klubi i tij. Madje së fundmi, ai ka vendosur edhe një fotografi të madhe të tij në hyrje të fushës stërvitore të “Topçinjve”.

Dhe këtë Arteta nuk e ka fshehur. Spanjolli ka bërë të ditur, se ka mbajtur takime me ish-trajnerin e Arsenalit, duke i bërë edhe ftesë atij për një rikthim pas largimit në vitin 2019.

“Kemi qenë në kontakt. E kam takuar dhe i kam thënë, se kur mund ta shohim filmin (“Arsene Wenger: Invincible”) dhe ishte kënaqësi e madhe që të bisedoja me të dhe shpresojmë që mund ta sjellim më afër. Mendoj se do t’ia kalonte mirë vetëm, duke parë ambientin që mund ta ndërtojë rreth vetes për shkak të respektit, admirimit dhe dashurisë që e kanë të gjithë te klubi për atë që ka bërë dhe për atë që përfaqëson si person në këtë klub”,– ka thënë Arteta.

I pyetur tekniku spanjoll, lidhur me kthimin dhe pozitën që do ta kishte Wenger qoftë në rolin e ambasadorit të klubit apo diçka tjetër, ai ka thënë: “Nuk mund t’jua them tani. Por, ajo që mund të them është se do të doja që ta kisha afër personalisht, sepse mendoj që do të ofronte ndihmë të madhe për klubin”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport francezi asene wenger fushës stërvitore të “topçinjve” ishte kënaqësi e madhe mikel arteta tekniku spanjoll trajneri aktual i arsenalit francezi asene wenger fushës stërvitore të “topçinjve” ishte kënaqësi e madhe mikel arteta tekniku spanjoll trajneri aktual i arsenalit

Sondazh

Poll