Sport

VIDEO/ Flak fanellën, sherr me Cuadradon dhe lot: ana ndryshe e Ronaldos!

25 Nëntor 2021, 21:19 Nga DOSJA

TORINO-Gëzime dhe pikëllime, entuziazëm dhe zhgënjim. Çdo ekip futbolli është një familje dhe përjeton momente, emocione dhe ndjesi të forta e madje diametralisht të kundërta gjatë një sezoni. Kjo është ajo që konfirmon serinë e dokumenteve të Amazon, “All or Nothing”, e cila tregon sezonin 2020-2021 të skuadrës së Juventusit.

Ndër prapaskenat e ndryshme ekskluzive, del një e rëndësishme dhe emblematike: një grindje mes Juan Cuadrado dhe Cristiano Ronaldo gjatë pjesës së parë të ndeshjes së 1/8-ve të finales mes Juventus dhe Porto. Situata është veçanërisht e tensionuar, pasi Juventusi duhet të rikuperojë 2-1 në ndeshjen e parë dhe e gjen veten në disavantazh 0-1 në Allianz Stadium.

Ronaldo rikthehet duke nxitur shokët e tij dhe duke u ankuar për cilësinë e ulët të lojës, ndërsa kolumbiani përpiqet ta qetësojë, duke shkaktuar një shkëmbim të zjarrtë batutash mes të dyve. “Duhet të punojmë më shumë”, bërtet Ronaldo.

“Mos u shqetëso, duhet të jesh shembull për të gjithë,” përgjigjet Cuadrado. “Edhe unë kam luajtur m**, edhe unë jam i përfshirë. Duhet t’i themi njëri-tjetrit të vërtetën. Kjo është një ndeshje e Champions League, duhet të kemi personalitet”, vazhdon CR7. Andrea Pirlo më pas ndërhyn për të ndarë dy shokët e skuadrës.

 

El video de la discusión entre Cuadrado y Cristiano Ronaldo tras ser eliminados a manos de Juventus.

? Amazon Prime – All Or Nothing pic.twitter.com/Ld53SCu3sd

— Sebastián C (@SebasCG97) November 25, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo cuadrado juventus cristiano ronaldo cuadrado juventus

Sondazh

Poll