Aktualitet

VD-Braçe: Të përjashtohen nga lista fiskale hotelet me 5 yje! Vaji i palmës nuk…

25 Nëntor 2021, 10:43 Nga DOSJA
VD-Braçe: Të përjashtohen nga lista fiskale hotelet me 5 yje!

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe prezantoi ditën e sotme 10 amendamente në Kuvend, që sipas tij duhet të përfshihen në paketën e re fiskale. Braçe ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që ju kemi bërë me lejimin e kazinove.


Kam paraqitur mbi 10 amendamente në të 4 ligjet. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar. Jemi ne që duhet të vendosim prioritet nga fillon radha e heqjeve të përjashtimeve, do ta nisim me të dobëtit, apo nga ata që mes favoreve akumolojnë para shumë. Kam kërkuar fillimin e përjashtimit të listës për përjashtimin e listës fiskale, të biznesit të madh kryesisht, që kanë sjellë të ardhura të mëdha në bilancet e tyre. Në ligjin e TVSH të propozoja heqjen e shkallës së reduktuar të shkallës 6% për të gjitha hotelet me 5 yje, sepse çdo furnizim nga letra higjienike deri te pijet paguajnë vetëm 6% tvsh. Kjo masë u mor në vitet të shkuara por mendoj se mjafton vetëm një favor, ajo që i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati që ja kemi hequr pjesës tjetër. Së dyti, përjashtimi i heqjes i furnizimit me tokë dhe ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare, të gjithë këtyre sipërmarrësve ju është bërë një favor, dhënia e statusit në këto zona dhe favori për zënien e territoreve të mëdha dhe është një shtëpi e blerë nga ata që kanë pasuri.

Propozimi lidhur me skemën e bujqësisë, çfarë ka ndodhur me qeverinë nga viti 2014 kur vendosi këtë skenë që e bënë 0 kompesimin e fermerit. Kemi tre faktorë, bujkun, grumbulluesin dhe eksportuesin, problemi është te dy të parët ndërsa eksportuesit me 0 tvsh përjashtohen. Çfarë ndodhi me skemën 6%? Grumbulluesi i shtoi 10 lekë vlerë të shtuar dhe doli në treg me 60 lekë, dhe duhet ti paguaja 10 lekë dhe i mbetën 2.8 lekë rroga dhe përfitimin e tij. Nëse shkojmë te skema 0 me 20 humbja është e pastër me 10 lekë për çdo grumbullues. Atëherë pse të grumbullojë bujku, s’ka asnjë interes. Kemi një problem të përbashkët, edhe ne si deputetë edhe ata që janë jashtë, si do marrë bujku atë 20%? Nëse keni 2 mld lekë pse nuk bëni këtë gjë, paguani bujkut kompesionimin 20% dhe në krahun tjetër është të bëjë edhe grumbulluesin të interesohet të shkojë të grumbullojë. Skemat kush hyn i pari dhe garo konkurs me një sërë kushtesh nuk shpërndan sa ç’shpërndan kjo skemë.

Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj.‘- tha Braçe.

LAJMI KRYESOR:

(a.b).dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike erion brace seance plenare 25 nentor 2021 erion brace seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll